‘Manovra që ve në rrezik të gjithë’, policia: Do të vijojmë të publikojmë pamjet e çdo shoferi që e bën!

Trafiku në rrugët e Tiranës është padyshim një fenomen stresues. E ajo që e bën edhe me shumë të tillë, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit nga disa shoferë. Kur vjen puna tek këta të fundit, policia rrugore e Tiranës nuk e kursen ‘dorën’, duke i gjobitur.

Teksa shpërndan këtë video, ku sjell disa shoferë të cilët kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën pa u pozicionuar në fillim, policia thekson se kjo manovër jo vetëm shkel rregullat, por ve në rrezik edhe qytetarët e tjerë.

Të Fundit