Vrau ish-dhëndrin,52-vjeçari:Na kërcënonte, e qëllova se më ofendoi vajzën – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Vrau ish-dhëndrin,52-vjeçari:Na kërcënonte, e qëllova se më ofendoi vajzën

Pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj është zbardhur dëshmia e këtij të fundit.

Ai ka thënë para autoriteteve se ish-dhëndëri i kërcënonte pas ndarjes ndërsa ka theksuar se ditën e sotme është përballur me të para gjykatës dhe ai i ka ofenduar vajzën.

“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë fëmijët ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa herë. Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykate sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”, ka thënë Picari, raporton neWs 24.

Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, të ditës së djeshme në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Kudret Saliaj mbeti i vrarë nga vjehrri i tij Mexhit Picari ndërsa u plagos avokati i tij.

Më herët policia gjeti edhe armën e krimit të cilën autori e kishte hedhur në lumin Lana.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *