Berisha: S’largohem nga Shqipëria dhe nëse hapin çështje penale ndaj meje

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të përballet me çdo akuzë që do i bëhet dhe nuk do të largohet nga vendi.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan Berisha tha se askush nuk mund të ngrejë akuza penale kundër tij, pasi nuk ka shkelur kurrë ligjin, por nëse kjo ndodh nuk do të largohet nga vendi por do të përballet në gjykatë.

“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që të largohem nga vendi” , tha Berisha .

Teksa përmendi rastin e Gruevskit Berisha tha se vetëm fajtori largohet. “Fajtor. Plotësisht fajtor, sepse fajtori ikën. Nuk ka imunitet për Sali Berishën. Jam krenar që kam hequr imunitetin në Kushtetutë. Nuk ka parashkrim për Sali Berishën. Nuk ekziston kurrë shkelje e ligjit nga unë”, tha ndër të tjera ai.

Të Fundit