Vrasja e influencueses në Meksikë, bosi i një karteli urdhëroi ekzekutimin. Shkak ndarja nga djali i tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e influencueses 23-vjeçare Valeria Marquez në maj 2025. Raportohet se bosi i kartelit meksikan Ramon Angel Alvarez Ayala është personi që urdhëroi vrasjen e saj teksa autoritetet dyshojnë se ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se ajo ishte divorcuar nga djali i tij.

Bosi i kartelit u arrestua nga forcat speciale të enjten, pasi ai kërkohej gjithashtu për vrasjen e kryetarit të bashkisë së qytetit të Urapacan, Carlos Manzo, në një festival të Ditës së të Vdekurve në nëntor 2025.

Marquez u vra në sallonin e saj të bukurisë në Jalisco kur një person i maskuar i armatosur hyri në biznesin e saj dhe e qëlloi në gjoks dhe kokë.

Në atë kohë, ekzekutimi u transmetua drejtpërdrejt, pasi në momentin e vrasjes, 23-vjeçarja ishte live për ndjekësit e saj.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Civile të Meksikës, Ayala organizoi vrasjen pasi mori një telefonatë nga djali i tij, Francisco Alvarez, i cili ishte në një lidhje me influencuesen.

“Alvarez e kishte kërcënuar vazhdimisht dhe gjithçka tregon, dhe kjo do të provohet, se djali i kërkoi babait të tij të kryente vrasjen”, tha

Të Fundit