E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit, si autori Armand Shakaj u fsheh për 10 ditë pas krimit në qarkun e Elbasanit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije për media se pasi ka eliminuar mikun e tij, autori Armand Shakaj është fshehur në qarkun e Elbasanit. Shakaj duke ndryshuar edhe pamjen për t’u mos u njohur, është fshehur në rrethina të Elbasanit duke qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore duke paraqitur dokumente fallso identifikimi nëse i është kërkuar.

Shakaj ka qëndruar vetëm me qira ditore dhe nuk ka lëvizur me mjete personale por me taksi. Dyshohet se gjatë kësaj periudhe është fshehur edhe në zonën e Peqinit dhe Cërrikut me të njëjtën metodë duke qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore dhe duke lëvizur me taksi.

Këto veprime të Shakajt janë vërtetuar edhe më pas nga hetimet që kryer grupi hetimor.

Kur hetuesit kanë rënë në gjurmë të telefonit të tij celular dhe kanë kuptuar se sinjali i tij pulsonte në qarkun e Elbasanit, janë organizuar operacione për kapjen e tij, por Shakaj ka humbur sërish gjurmët duke u larguar nga qarku i Elbasanit.

Shakaj vijon të jetë në arrati, ndërsa policia ka dyshime se ai ndihmohet për t’u fshehur nga persona të afërt me të, me të cilët mban edhe kontakte.

Më datë 4 qershor Shakaj vrau mikun e tij Eglant Koçi dhe më pas zhduku kufomën e tij duke e hedhur në majën e Korrës 1450 lartësi në fshatin Cerrujë. Trupi i Koçit u gjet pas dy javësh nga policia.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑