Vrasja e biznesmenit shqiptar në Rodos, rrëfehet greku: E mbyta me litar, më ndihmoi edhe djali

Një pronar hoteli ka rrëfyer se e  ka vrarë ai,  46-vjeçarin shqiptar Xhani Topalli, babanë e tre fëmijëve, për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare midis tyre.

Kishte mbetur pa zgjidhje, zhdukja e papritur e ndërtuesit Topalli nga Rodos, derisa një hotelier 53-vjeçar tregoi se e kishte vrarë dhe se ku e kishte lënë trupin e tij. Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Xhani Topalli është gjetur në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t’i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të “Demokratiki”, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për transferimin e trupit.

Ndërtuesi rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një pronar hoteli në Kallithea, që duhet t’i shlyente detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur. Autoritetet policore greke e marrë në pyetje 53-vjeçarin që administronte hotelin dhe aty ai ka pranuar se e kishte vrarë.

Në hetimin e tyre, autoritetet pasi nxorën të gjitha të dhënat e mbledhura nga deklaratat, kontrolluan regjistrimet në kamerat e vëzhgimit të dyqaneve dhe sinjalistikës.

46-vjeçari kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte borxhet nga biznesmenë të ndryshëm dhe fakti se autoritetet u njoftuan se ai nuk i është përgjigjur një takimi që kishte paraditen e së hënës me një hotelier që do të shkonte t’i paguante 30,000 euro për punën që kishte bërë, përforcoi dëshminë se ai ishte zhdukur që nga mbrëmja e së dielës.

Mbrëmjen e së dielës rreth orës 23.00 ai kishte takuar një tjetër pronar hoteli me të cilin kishin arritur marrëveshje në prani të një avokati për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër.

Kurse hotelieri 53-vjeçar në deklaratën e parë që kishte dhënë u kishte thënë autoriteteve se takimi i tyre ishte anuluar. Por gjatë hetimeve, dolën prova kryesisht nga kamerat që ishin vendosur në një pikë ngjitur me njësinë hoteliere.

Personi konkret do të dëshmonte për këtë të shtunën, por ai nuk u paraqit tek autoritetet duke thënë se një i afërm i tij ishte i sëmurë dhe po kurohej. Mirëpo, doli se nuk kishte asnjë shtrim në spital, fakt që e çoi policinë greke EL.AS. në vendimin për ta marrë në pyetje e të sqarohej.

Gjatë marrjes në gjyq, hoteleri është detyruar të tregojë se si e ka kryer vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar dhe ku e kishte fshehur kufomën e tij.

Të Fundit