E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin, uk kemi ende njoftim zyrtar

Qeveria portugeze ka reaguar zyrtarisht këtë të mërkurë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku një turist 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes nga Portugalia, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës nga një 29-vjeçar.

Përmes një deklarate për stacionin radiofonik portugez Renascença, Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, konfirmoi se qeveria portugeze po monitoron rastin e vrasjes, teksa theksoi se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as ndonjë hetim të mundshëm të kryer nga autoritetet në Tiranë.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi ajo, e cila konfirmoi se, “për momentin”, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, shtoi Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme “do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑