Policia e Tiranës i është vendosur në ndjekje për të identifikuar dhe arrestuar një hajdut në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment kur hajduti ngjit shkallët e një pallati me një tufë me lule në duar dhe skafandër në kokë për të mos u identifikuar.
Disa minuta më pas zbret me vrap me çantën që i rëndon pasi brenda ka kasafortën, sipas denoncimit që kanë bërë familjarët që kanë humbur sendet e tyre me vlerë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën “Siri Kodra”. Autori ende nuk është identifikuar.