Voton Kryeministri: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët

“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Shpresoj që të kthehen për të votuar në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë.”

Ai zgjodhi të mos e komentojë deklaratën e pak minutave më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit u shpreh se problemet teknike në këto zgjedhje vendore mund të jenë shkaktuar prej ndërhyrjeve nga hakerat.

Pyetje: Kryeministër si e shikoni komentin e paardhësit tuaj i cili thotë se kanë qenë hakerat ata që kanë ndikuar në pajisjet elektronike?

Edi Rama: Edhe unë do t’i përgjigjem kësaj?!

Të Fundit