‘Vota e PS transformoi qytetet’, Rama: Shikoni Shkodrën që ka votuar kundër

Në fjalën hapëse të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se vota për PS ka transformuar qytetet e vendit.

Ai solli në vëmendje Shkodrën, ku sipas tij vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë ndryshim.

“Mjafton të shikoni Shkodrën, ku vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë ndryshim në atë djep kulture, por ka krijuar një pashallëk harbutllëku të një force politike. Pa votën e PS s’do ishin kryer gjithë ato punë të vështira dhe të dhimbshme por që po krijojnë një shtet të ri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se ambicia e tij është që deri në 2030 paga minimale të shkojë në 60 mijë lekë të reja.

“Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë në Shqipëri. Ambicia ime është që brenda 2030 të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë. Pavarësisht ngecjeve apo rrëzimeve gjatë rrugës, pa votën ndaj PS jo që këto nuk bëhen, por vendi kthehet sërish prapa, siç është kthyer sa herë që ata tjerët kanë marrë në duart e tyre duart e tij”, tha Rama.

Të Fundit