Vorë/ Pas tërmetit fëmijët mësojnë në godinë provizore dhe kushte të papërshtatshme

Jemi vendosur në zonën e Picarit në Vorë, ku shkolla u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Deri në vitin 2021 nxënësit vazhduan të bënin mësim në këtë shkollë dhe në 2021 shkolla filloi rindërtimin. Shohim në tabelën orientuese, se afati i punimeve ka qenë 9 muaj e ndërkohë kanë kaluar tre vite. Nxënësit janë zhvendosur në një ndërtesë, që nuk ka ngrohje dhe fëmijët e kopshtit janë zhvendosur në një zyrë. Nëse shohim ndërtesën, që funksionon tashmë si shkollë për nxënësit e Picarit, ku xhamat janë të thyer, muret gjithë lagështirë dhe pa kushte për ngrohje.

Të Fundit