Shkodër/ Pas 11 vitesh nuk merr dot çertifikatën e pronësisë, noterja mashtron qytetaren

Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra, tregon, se prej 11 vitesh ka blerë një apartament 2+1 në kompleksin Kompleksi Fishta, Edra 06 me administrator Sait Fishta. Por ajo nuk po pajiset me certifikatë. Zonja thotë, se ka paguar 58 milionë lekë dhe 3600 euro për pajisjen me hipotekë, që do ia bënte noterja Valbona Hajdari në vitin 2021. Pranvera tregon, se noterja vetëm justifikohet.

Ne takuam noteren Valbona Hajdari, e cila thotë, se ka aplikuar ëer certifikatë pronësie në Kadastër që në vitin 2021, por në sistem, sipas saj, nuk ka asnjë përgjigjie. Drejtori i Kadastrës së Shkodrës Deart Qorri na tregon, se noteres i ka vajtur përgjigje me postë manualisht në 12 gusht 2021 dhe ajo vetë e ka firmosur, që e ka tërhequr. Në përgjigjen e Kadastrës thuhet, se kjo pronë është me kufizime, që në momentin, që është shitur, dhe pa iu hequr kufizimet, nuk mund të regjistrohet.Me këtë fakt e përballim noteren Hajdari, e cila nuk di c’të thotë për shkeljen e saj ligjore.

Të Fundit