Vodhi laptopin në lokal, e ‘pëson keq’ pas 15 ditësh autori

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se më datë 15 mars ka vjedhur një laptop në ambientet e një lokali.

Pa hetimeve të kryera u provua se 34-vjeçari ishte autori i vjedhjes në kafene.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit