Vodhi 10 mijë euro në vendin e punës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë. Në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku”.

Luigj Shtinja u vu në pranga, pasi vodhi një çek në vlerën 10 mijë euro në subjektin ku ishte i punësuar. Reagimi i policisë erdhi pas denoncimit të pronarit të subjektit.

Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit.

Ai ka vjedhur çekun duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Të Fundit