Jemi në Vlorë, pasi babai i një vajze 15 vjecare, e cila vuan nga crregullime të spektrit autik, denoncon neglizhencën e stafit të qendrës komunitare të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Vajza e tij ka rreth 4 muaj, që nuk e frekuenton qendrën, duke humbur dhe terapinë, për shkak të neglizhencës së mësueses, e cila merrej me vajzën në qendër.Gazetari i “Stop” shkon bashkë me babain e vajzës në qendrën e fëmijëve, për të takuar mësuesen e vajzës. Prindi dhe mësuesja debatuan para kameras për kujdesin e munguar ndaj 15 vjecares.
Pas interesimit të “Stop”, rasti u zgjidh. Vajza me crregullime të spektrit autik, do t’i rikthehet sërish qendrës dhe trajtimeve, që bënte më parë.