E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion policie dhe autoritetet turke po shqyrtojnë mundësinë e dëbimit të tyre nga vendi.

Victoria Sergeevna Filonova dhe Igor Andreevich Filonov , të cilët ndodheshin në Turqi si turistë, hynë në Shën Sofi dhe filluan të lexonin me zë të lartë Biblën, derisa u vunë re nga rojet e sigurisë së monumentit.

Konsullata ruse po e monitoron çështjen dhe është në kontakt me autoritetet turke dhe avokatët e dy të ndaluarve.

Autoritetet turke thuhet se po e shqyrtojnë çështjen sipas nenit 216 të Kodit Penal Turk, i cili ka të bëjë me “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë ose fyerje të opinionit publik”.

Legjislacioni përkatës parashikon një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në një vit, ndërsa për të huajt mund të shoqërohet me dëbim, nëse përcaktohet se akti mund të paraqesë rrezik për rendin publik.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑