Vlorë/ Po punonte në gurore, 24-vjeçarin e zënë poshtë gurët, ndërron jetë

Një 24 vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Brataj të Vlorës.

Sipas njoftimit paraprak, 24 vjeçari ka qenë duke punuar në guroren e fshatit dhe aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit