Vizita e Tom Doshit në kryeministri, Rama:S’është detyra ime të kontrolloj kush hyn e del

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetaret për vizitën e Tom Doshit në kryeministri.

Rama u përgjigj se nuk ka dijeni për këtë vizitë ndërsa shtoi se kush hyn dhe kush del në ambientet e kryeministrisë nuk është detyra e tij t’i kontrollojë.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Se kush hyn e kush del në gjithë këtë godinë nuk është detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Se kush hyn e kush del, është mbase detyra juaj t’i përgjoni, nuk është detyra ime t’i kontrolloj”, tha Rama.

 

Të Fundit