“Virusi është mes nesh”, Najada Çomo: Shumica e të shtruarve në Infektiv janë të pavaksinuar – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Virusi është mes nesh”, Najada Çomo: Shumica e të shtruarve në Infektiv janë të pavaksinuar

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Përmes publikon një video-mesazhi të shefes së Infektivit, Najada Çomo, në ‘Facebook, ku kjo e fundit thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv, janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar.

Sipas saj, qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.”, shkruan Rama krah videos së publikuar në rrjetin social Faceook.

Mesazhi i Najada Çomos:

Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *