“Një infermiere më shpëtoi jetën”, Papa Françesku: Kur një Papë sëmuret, ngrihet një erë…

Një infermiere më shpëtoi jetën, një njeri me shumë përvojë. Është hera e dytë në jetën time që një infermiere më shpëton jetën. E para ishte në vitin ’57“.

Ai e bëri këtë rrëfim në një intervistë të gjatë, e para pas operacionit të zorrës së trashë që iu nënshtrua korrikun e kaluar, në radio spanjolle Cope, e cila do të transmetohet të mërkurën e ardhshme dhe në të cilën ai iu përgjigj një sërë pyetjesh, gjithashtu në lidhje me mundësinë që Ati i Shenjtë së shpejti largohet nga posti i tij në Vatikan.

Kur u pyet “Si jeni?” ai, me shaka, përgjigjet se “ai është ende gjallë ” dhe falënderon infermieren që e shpëtoi.

Kjo është hera e dytë që i ndodh atij. Herën e parë ishte një murgeshë italiane e cila, duke kundërshtuar mjekët, ndryshoi ilaçet që duhej të administronin tek Papa, atëherë një seminarist i ri në Argjentinë, për ta shëruar nga pneumonia nga e cila vuante, siç ka thënë vazhdimisht Françesku.

Ndërsa lidhur me zërat për  sëmundjen dhe dorëheqjen e mundshme Papa Francesku i përgjigjet: “Kur një Papë sëmuret, ngrihet një erë ose një uragan i Konklavës“.

Në paraqitjet e tij të fundit, Papa, i cili do të niset për një udhëtim katër-ditor në Budapest dhe Sllovaki më 12 shtator, u shfaq plotësisht i shëruar, edhe pse në auditorin e së premtes së kaluar me parlamentarët katolikë ai filloi fjalimin e tij duke kërkuar falje që nuk ishte në gjendje të fliste në këmbë, “por unë jam ende në periudhën postoperative dhe duhet ta bëj ulur. Më falni“.

Të Fundit