Vinte baste sportive me anë të celularit, e pëson keq i riu në Bulqizë

Një 25-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Bulqizës pasi vinte baste sportive. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi L.B, banues në Bulqizë, është proceduar penalisht pasi në telefonin e tij, iu gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive.

 “Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.B., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në celularin e tij,  u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive”, njofton policia.

Ndërkohë, mësohet se po këto shërbime referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për K.L., 24 vjeç, dhe B.L., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit