Vidhte pasqyra makinash dhe i shiste, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së kallëzimeve, për vjedhjen e pjesëve, kryesisht pasqyrave të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit