E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Vidhte në makina dhe biçikleta, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kishte kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni policor i koduar “Shëtitësi” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të qytetarëve dhe punës hetimore për identifikimin e autorit.

Në pranga u vu shtetasi Fatos Arifi 56 vjeç, banues në Durrës. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe dy biçikleta.

56-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑