Vidhet selia e PD në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin

Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar vjedhjen në zyrën e saj elektorale, e cila ndodhet në një ambient të marrë me qira për qëllime fushate.

Sipas denoncimit të përfaqësuesve të PD-së, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambient dhe kanë marrë një kompjuter dhe një televizor.

Vjedhja u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Cërrikut, ku rreth orës 07:40 është paraqitur një kallëzim pranë Policisë së Cërrikut nga shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës lokale të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

Të Fundit