Videoja virale: Mjekja i heq pacientes 23 lente kontakti të ngecura në sy

Një okuliste në Kaliforni ka thënë se një paciente e moshuar, e cila u ankua për shikim të paqartë, kishte 23 lente kontakti në sy.

“Deri më sot, ajo vetë nuk e kupton se si ndodhi,” tha Dr. Katerina Kurteeva, një okuliste në Neëport Beach, për një kanal televiziv lokal. “Ajo është ende e hutuar nga e gjithë kjo.”

Fotografitë dhe një videoja e heqjes së lenteve të kontaktit nga syri i gruas janë bërë virale në faqen e Instagramit të Kurteeva-s dhe kanë shkaktuar një mori lajmesh.

 

Pacientja, e cila është në të 70-at, kishte shmangur vizitat e rregullta me mjeken sepse kishte frikë se mos infektohej me Covid-19, tha Kurteeva për Today Show. Në fillim të shtatorit, gruaja tha se ndjente diçka të huaj në syrin e djathtë.

23 lente kontakti!!! Një numër rekord, por jo dhe aq. Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, në vitin 2017, mjekët që përgatisnin një grua britanike 67-vjeçare për operacionin e kataraktit, gjetën 27 lente kontakti në syrin e saj.

“Ajo ishte me të vërtetë me fat në këtë situatë,” tha Kurteeva për ABC7. “Nuk përfundon gjithmonë kaq mirë.”/ Anabel.al

 

Të Fundit