522 mijë Euro të fshehura në autobus, Policia e Durrësit arreston 3 persona (Video)

Tre persona janë arrestuar për një shumë të konsiderueshme parash që u zbuluan të fshehura në një autobus të nisur nga Italia dhe me destinacion Lushnjen.

Në këtë autobus u gjetën 522 mijë Euro të futura në 6 qese plastmasi dhe të fshehura në pjesën e sipërme të autobusit.

Të arrestuarit janë pronari dhe shoferi i autobusit, E.Ç. 32 vjeç nga Lushnja, si dhe dy ndihmësit e tij D.K. 36 vjeç nga Tirana dhe A.C. 32 vjeç nga Elbasani.

Në autobusin e linjës Padova-Lushnje u sekuestruan edhe mallra të tjera kontrabandë, si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje.

Të arrestuarit akuzohen për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Të Fundit