VIDEO/ “Rama ik dhe ikën vetë”, Kryeministri përballet me një qytetar në Laç, ndalon për një moment dhe…

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç, ku pa nga afër punimet për rindërtimin.

Sipas kryeministrit janë 11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit, që po e bëjnë Laçin më të bukur, më të fortë dhe shumë më të jetueshmëm se ç’ishte para tërmetit.

Por gjatë vizitës, kreu i qeverisë u përball edhe me një të ri, i cili mesa duket i ka thënë kryeministrit “Rama ik”.

Edhe pse në pamjet e publikuara nga vetë Rama në Facebook, nuk dëgjohet zëri i personit, kryeministri është ndalur për një moment duke e vështruar. Ndërsa i riu largohet me vrap.

Personat që e shoqëronin kryeministrin dëgjohen të thonë: “Hajde mo hajde, është për të prishur syrin ai”

Ndërsa vetë Rama mes batutave thotë: “Zot i madh, Rama ik dhe ikën vetë”

Të Fundit