Video/“Perfekte, do dalë si zonë rezidenciale”, Rama inspekton punimet në Vaqarr

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë i shoqëruar nga ministri për rindërtim Arben Ahmetaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe” ka inspektuar punimet për rindërtimin e lagjes së re në Vaqarr, që po ndërtohet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit..

Gjatë inspektimit Rama tha se ky investim po krijon një komunitet shumë më të zhvilluar, më modern dhe më social për fëmijët dhe vetë banorët.

“Kjo krijon komunitet më të zhvilluar dhe më social për fëmijët, gjyshërit dhe vetë banorët ta kthejnë këtë zonë në lagje rezidenciale. Perfekt” , tha Rama.

Sakaq, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se për pak kohë do të nisë dhe ndërtimi i shkollës së re për zonën.

20 shtëpi që kanë përfunduar, është prishur e Pallati i Kulturës që do bëhet qendër komunitare, Bashkia do hedhë asfaltin e fundit, kur të përfundojë viti arsimor, zbrazet shkolla që të nisë e reja e nxënësit e Pezës të shkojnë te shkolla e re në Pezë“, tha Veliaj.

“Në dy javët e ardhshme pritet inagurimi”- tha Arbër Hajdari i Fundjavë Ndryshe.

Të Fundit