Tre skiatorë të pasionuar pas sporteve ekstreme kanë zbritur me ski majën më të lartë në vendin tonë.
Në videon e mëposhtme shfaqen momentet teksa ata zbresin me ski malin e Korabit. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë. Mali i Korabit ka një lartësi prej 2764 m.
Ai vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten deri në majë, ndërsa tashmë është shënuar edhe hera e parë që zbritet me ski.