Video/ Kundër rregullave të parakalimit, ‘Droni edukues’ kap shoferët në Tiranë

Policia rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit për respektimin e Kodit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.“Droni edukues’ kësaj radhe ka kapur në shkelje shoferët në autostradën Tiranë-Durrës, të cilët nuk kanë respektuar rregullin për të kaluar në anën e djathtë të karrexhatës pas manovrës së parakalimit. Pas parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Në këtë video të “Dronit edukues” dhe makinës inteligjente evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me shkelësit.

KUJDES

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!

Të Fundit