Estrada në selinë e Partisë Demokratike ka arritur kulmin.
Lulzim Basha ka vendosur, që selinë ta blindojë dhe kyçë, deri në pikën kur edhe njerëzit e tij nuk hyjnë dot më.
Në seli është paraqitur Jorida Tabaku, një nga besniket e Bashës, por e ka gjetur derën të kyçur dhe ka mbetur jashtë.
Siç shihet edhe në video, Tabaku, në praninë e mediave, dukshëm e sikletosur, merr telefonin dhe përpiqet të lajmërojë dikë, që t’i hapet dera e selisë.
Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, por ndoshta edhe më gjerë, që një njeri kyç dhe blindon partinë, duke mos lejuar deputetët, funksionarët dhe anëtarët e partisë të hyjnë brenda.
Kujtojmë, se dita e sotme, është afati i fundit që Lulzim Basha të largohet nga selia e PD, pas shkarkimit nga 4446 delegatë. Këtë afat e ka caktuar i ashtuquajturi, Komisioni i Rithemelimit të PD, i kryesuar nga Sali Berisha.
Në datën 8 janar, do të mbahet një protestë para selisë së blinduar të PD, që me sa duket, Lulzim Basha kërkon ta mbajë me dhunë dhe mjete ekstra politike si kyçja dhe ndërrimi i bravave.