Video/ Duke vrapuar nëpër ara, policia shqiptare e ndjek me dron nga ajri dhe … – Stop
Lajme, Të Gjitha

Video/ Duke vrapuar nëpër ara, policia shqiptare e ndjek me dron nga ajri dhe …

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar në Kurbin pas ndjekjes me dron nga forcat e policisë.

Në pranga ka rënë shtetasi Ervin (Astrit) Kasmi, pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancëdhe fqinji i tij A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *