Ogerta Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura deri në 8 të darkës! – Stop
Të Gjitha

Ogerta Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura deri në 8 të darkës!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se vaksinimi në vendin tonë po ecën me ritme të mira, ndërsa dozat mund t’i injektojnë edhe personat mbi 18-vjeç. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo u ka drejtuar një apel qytetarëve të pavaksinuar që të drejtohen me një kartë identiteti në qendrat e vaksinimit të hapura deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ritme të mira vaksinimi kudo në vend, por ka ende nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale.

Ndaj një apel për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni sa më parë, me kartën e identitetit me vete, në qendrën më të afërt të vaksinimit. Qendrat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes”, shkruan Manastirliu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *