Po shkonte drejt vendit të ngjarjes pasi babait të tij iu bë atentat dhe fatkeqësisht ndërroi jëtë në vëndngjarje, por duket se rruga nuk ka shkuar aspak mirë për të birin e biznesmenit Rakip (Pilot) Roli.
Burime bëjnë me dije për ABC se një nga djemtë e biznesmenit ka pësuar aksident rrugës për në vendin e ngjarjes.
Ai është përplasur me një shtyllë, por pa pasoja për jetën.
Ndërkohë bëhet me dije se 7 nga plumbat e qitura nga kallashnikovi kanë prekur viktimën duke i shkaktuar vdekjen.
Në momentin e atentatit Roli ka humbur kontrollin duke përplasur nga pas një automjet tip Benz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të së premtes.