Video/ 171km/h në aksin Vlorë-Levan, policia heq 66 leje drejtimi në 12 orë

Vetëm një ditë pas aksidentit të rëndë që I mori jetën familjes Gushi me 4 anëtarë dhe që tronditi ë gjithë shoqërinë, duket se policia rrugore është vënë në aksion.

Përmes një videoje të shpëndarë në rrjetet soiale, Policia e Shtetit evidenton raste të shkeljeve të rregullave të qarkullimit, shoqëruar më gjoba për drejtuesit e mjeteve.

Në video shihet edhe një gjobë e vendosur në aksin Vlorë- Levan, (pikërisht ku një ditë më parë ndodhi aksidenti I rëndë) ku mjeti drejtohej me shpejtësi 171km/h. Sikurse shihet në video gjobat për drejtuesit e mjeteve shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja, ndërsa në këto ditë të nxehta zonat e plazheve shfaqur me një fluks të lartë qarkullimi.

“Për 12 orë, në të gjithë vendin, 66 leje drejtimi të pezulluara dhe 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, kanë kosntatuar një numër të madh shkeljesh të cituara më lart, konkretisht:

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.
Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës”, njofton policia.

Të Fundit