Raporti për ekzistencën e UFO-ve, autoritetet amerikane nuk kanë shpjegim të plotë për fenomenet misterioze

Një raport i qeverisë amerikane mbi UFO-t nënvizon se analistët e mbrojtjes dhe inteligjencës nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar natyrën e objekteve misterioze fluturuese të vëzhguara nga pilotët ushtarakë, duke përfshirë nëse ato janë teknologji të përparuara tokësorë, elementë atmosferikë apo të një natyre jashtëtokësore.

Raporti, dorëzuar në Kongres dhe publikuar për qytetarët, përfshin 144 vëzhgime të asaj që qeveria zyrtarisht i referohet si “fenomen ajror i paidentifikuar”, që daton që nga viti 2004.

Raporti u publikua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në bashkëpunim me marinën amerikane.

Në raport nuk është përmendur mundësia që disa objekte përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, mirëpo as nuk është përjashtuar një gjë e tillë.

Task-forca tani është “në kërkim të mënyrave të reja për të rritur mbledhjen” e raporteve dhe për të mbledhur më shumë informacion, duke shtuar se “fonde shtesë” mund “të studiojnë më tej çështjet e paraqitura në këtë raport”.

Të Fundit