Vetingu shkarkon nga detyra gjyqtarin Arjan Qafa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë vendosi sot të shkarkojë nga detyra si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, Arjan Qafën.

Gjyqtarët Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko e komunikuan vendimin për procedurë, pasi Qafa nuk ishte i pranishëm në seancë.

Emisioni “Stop” e  ka trajtuar disa herë këtë çështje , ndërkohë që në vitin 2014 pati edhe një kallëzim nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Karriera e Qafës në sistemin e drejtësisë ka nisur në vitin 1996 si gjyqtar në Bulqizë dhe Dibër. Pas vitit 2010, për katër vite punoi si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ndërsa më pas u emërua gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Të Fundit