(Vetë)vrasja e të riut ne Voskopojë, ILD verifikon prokuroren Odeta Todorushi-Stop-10 Mars 2021 – Stop
Të Gjitha

(Vetë)vrasja e të riut ne Voskopojë, ILD verifikon prokuroren Odeta Todorushi-Stop-10 Mars 2021

prokurorja con për pushim cështjen e Antonio Karafilit, prokuroria pushon cështjen e vrasjes së të riut Voskopojë, ILD këkron shpjegime për rastin e Antonio Karafilit, ILD verifikon rastin e Antonio Karafilit,ILD kërkon shpjegime nga prokurorja e Korcës, ILD verifikon prokuroren Odeta Todorushi.

Në tetor 2020 dhe mars 2021, emisioni “Stop” transmetoi rastin e dyshimtë të vetëvarjes së të riut Antonio Karafili në Voskopojë.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korca. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, për vdekjen e të birit dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Mamaja e të riut të ndjerë na tregon, se pas publikimit të rastit prokurorja Odeta Todorushi nuk ka bërë asnjë gjë, madje ka refuzuar t’i presë prindërit, të cilët interesohen cdo ditë për cështjen e djalit të tyre. Pas interesimit të përsëritur të emisionit” Stop”, prokurorja Todorushi ka dërguar pushimin e cështjes në gjykatë, duke konkluduar për vetëvarje dhe jo vrasje.Pas kërkesës së emisionit “Stop”, Inspektoriati i Lartë i drejtësisë konfirmon zyrtarisht, se ka nisur ka nisur verifikimin e të dhënave të iniciuara nga dy investigimet e emisionit. Ky akt verifikimi ka të bëjë me veprimet apo mosveprimet e magjistrateve Oli Visi dhe Odeta Todorushi, me detyrë në kohën e investigimit, prokurore në Prokurorinë e Korçës.ILD ka kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë, kopje të dosjes së procedimit penal për këtë rast dhe kopje të të gjitha vendimeve gjyqësore, për ngjarjen e datës 14 Qershor 2018, ku është gjetur i vdekur shtetasi Antonio Karafili.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *