Vetëm 35 vjeç/ Ekuadori zgjedh presidentin më të ri në histori

Biznesmeni Daniel Noboa është bërë presidenti më i ri në historinë e Ekuadorit, në moshën 35-vjeçare. Noboa fitoi zgjedhjet e së dielës me 52.3% të votave, përpara 47.7% të Luisa González.

35-vjeçari, i partisë së Veprimit Demokratik Kombëtar, është djali i Álvaro Noboa, i cili kandidoi për presidencën pesë herë. Noboa do të jetë vetëm 17 muaj në detyrë.

Ai do të qeverisë vendin deri në maj 2025, për faktin se zgjedhjet aktuale u bënë për shkak se presidenti në largim Guillermo Lasso shpërndau parlamentin në mes të një gjyqi për shkarkim.

Pas fitores së tij në raundin e dytë të votimit, Noboa u tha mbështetësve: “Nesër ne fillojmë punën për këtë Ekuador të ri, ne do fillojmë të punojmë për të rindërtuar një vend të goditur rëndë nga dhuna, nga korrupsioni dhe nga urrejtja”.

Ekuadori ka pësuar një rritje të dhunës së bandave në vitet e fundit dhe fushata presidenciale u dëmtua nga vrasja në gusht e kandidatit Fernando Villavicencio. Si gazetar kishte bërë fushatë kundër korrupsionit.

Krimi është rritur në mënyrë dramatike dhe Ekuadori është bërë një qendër për bandat e drogës për shkak të vendndodhjes së tij midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit kryesorë të kokainës në botë.

Noboa ka sugjeruar transferimin e disa prej kriminelëve më të ashpër të Ekuadorit në anijet e burgjeve në brigjet e Ekuadorit, në mënyrë që të shkatërrojë bandat e burgjeve që janë përfshirë në një luftë vdekjeprurëse brenda burgjeve të vendit.

Ai gjithashtu dëshiron të rrisë sigurinë në kufijtë dhe portet e Ekuadorit për të ndërprerë rrugët kryesore të trafikut të drogës, duke sugjeruar instalimin e skanerëve për të siguruar që më shumë dërgesa kokaine të përgjohen.

Ai gjithashtu është përpjekur të tërheqë votuesit duke premtuar se do të rrisë mundësitë e punësimit

Të Fundit