Shfaqi probleme teksa qëndronte në hotel, i moshuari austriak ndërron jetë në spitalin e Korçës

Një i moshuar austriak ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Informacion paraprak

 

Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

 

 

Të Fundit