2 persona janë arrestuar pasi kanë djegur një automjet në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan. Edhe pronari i makinës është arrestuar gjithashtu.
2 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi morën me forcë dhe dhunuan një nga personat që dogji makinën.
Nën arrest janë N. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, dhe J. Zh., 23 vjeç, të tre banues në Elbasan. U. G. dhe A. Zh., janë në kërkim.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.
Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.