“Më jep lekë, ose të nxora videot”- shantazhoi 46-vjeçaren, arrestohet i riu

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit këtë të enjte, pasi shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para.

I riu kërcënoi 46-vjeçaren se do t’i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, nëse nuk do t’i jepte shumën e parave që ai I kërkonte.

Në përfundim të veprimeve procedural, policia e arrestoi personin në fjalë, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit