Auron Tare letër Muzeut Britanik, korigjohet gabimi:Butrinti shqiptar, jo grek

Studiuesi dhe njëherazi anëtari i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare, ka bërë të ditur sot vendimin e Muzeut Britanik, i cili ka vendosur të ndryshojë emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greqi në Buthrotum Epirus Albania.

Në një status në rrjetet sociale, Tare bën të ditur se Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që ai i dërgoi Drejtorit të Përgjithshëm për saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si një qytet grek.

Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek. Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull iu përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vinte nga Butrinti si Buthrotum, Shqipëria moderne Epiri”, shkruan Tare në Facebook.

Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgoj Drejtorit të Përgjithshëm për saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si një qytet grek. Faleminderit Kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull i cili u përgjigj me një term të saktë duke lokalizuar saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vjen nga Butrinti si Buthrotum, Epiri Shqipëria moderne.

Të Fundit