Vëllai bën vetgjyqësi, largon familjarët e tij duke u shembur shtëpinë

Ndodhemi në Tiranë, për një konflikt prone, që vazhdon prej shumë vitesh midis dy vëllezërve Beti.Merita Beti, gruaja e Kujtim Betit, tregon, se kanë jetuar bashkë me familjen në një dhomë, të cilën e ka ndërtuar vjehrri i saj. Kjo dhomë ndodhej ngjitur me banesën, ku jetojnë kunati dhe vjehrri. Pronën ngjitur, kunati e ka përfituar nga një kontratë shitje prej babait, por ajo thotë, se nuk përfshihet dhoma, në të cilën jetonte zonja bashkë me familjen. Në fakt, në kontratën e shitjes, ka dy përkufizime, që bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi në një pjesë thuhet, se shitet një dhomë dhe oborri dhe në pjesën tjetër thuhet, se shitet trualli me të gjithë ndërtesën sipër tij. Zonja thotë, se pas një kalvari gjyqesh, kunati i është drejtuar gjykatës, për herë të fundit në 2021-shin dhe gjykata ia ka rrëzuar kërkesën, që zotërinjtë të lironin banesën. Zonja shprehet, se pas këtyre vendimeve, kunati vazhdon me akte dhune psikologjike. Iu pret dritat dhe ujin dhe iu mbyll derën. Në këtë moment nuk hyjnë dot më në banesë. Gjyqtarja Oltiona Goxha e Shkallës së parë e dënon për vetgjyqësi, pasi zotëria kishte hequr sendet e vëllait. I drejtohen gjykatës sërish për rikthimin në banesë dhe gjykata vendos rikthim, titull ekzekutiv. Aty kuptojnë, se iu ishte prishur banesa nga kunati.Merita Beti tregon, se ka qenë në banesë, por është ndeshur me kërcënime të vazhdueshme, për të cilat ka bërë edhe kallzim.Por pala tjetër thotë, se banesa është prishur vetë.

Të Fundit