Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit ditën e sotme, dervishi i Teqesë në Alipostivan në Përmet.
Begaj shkruan se falë punës së Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.
Më tej, kreu i shtetit thekson se Baba Hekuran Nikollari do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare.
Bajram Begaj: Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.
Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat. Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.
Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit.
Baba Hekuran Nikollari, ndërroi jetë jetë papritur në moshën 60-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes. Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.
Ai do të mbahet mend si një klerik i përkushtuar ndaj besimtarëve, si një mbrojtës i identitetit kombëtar dhe promovues i harmonisë fetare.
Teqeja në Alipostipan është një vend shumë i njohur pelegrinazhi për bektashizmin. Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit ky vend i shenjtë ishte rikonstruktuar me ambiente të ndryshme në funksion të besimtarëve