Vatikani kriminalizon për herë të parë abuzimin seksual të priftërinjve ndaj të rriturve

Kisha Katolike po ndryshon legjislacionin e saj duke e bërë shprehimisht të ndëshkueshëm abuzimin seksual të të rritruve nga priftërinjtë dhe personat jo- klerik të cilët janë të punësuar nga kisha.

Këto ndryshime në ligj kanë qëllim t’i japin një zgjidhje trajtimit të deritanishëm që Kisha i ka bërë abuzimit seksual. Ato gjithashtu përfshijnë për herë të parë të rriturit, si viktima të mundshme të priftërinjve që abuzojnë me detyrën.

Sa i përket punonjësve jo-klerik, si drejtuesit e shkollave apo ekonomistët e njësive të ndryshme kishtare, edhe ata do të rrezikojnë dënimin në rastet e abuzimit me të rritur dhe fëmijë.

Këto ndryshime të publikuara nga Vatikani këtë të martë, vijnë pas një studimi 14 vjeçar që sjell në fuqi edhe dispozita të reja në klauzolën penale të Kodit të Kanoneve Ligjore të Vatikanit, i cili është sistemi legjislativ i përdorur brenda Kishës Katolike.

Papa Francis i miratojë këto ndryshime në ligj, i cili gjithashtu do të parashikojë kriminalizimin e ‘aktit të joshjes’ së të miturve apo të rriturve vulnerabël nga priftërinjtë.

Është e para herë që ligji kishtar do ta njohë zyrtarisht si kriminale, mënyrën e përdorur nga abuzuesit seksual për të joshur dhe ndërtuar marrëdhënie me viktimat e tyre me qëllim shfrytëzimin e tyre seksual.

Gjithashtu, ligji i ri zhbën shumë nga metodat diskrete që për një kohë të gjatë ja kanë bërë më të lehtë peshkopëve dhe autoriteteve fetare t’i injorojnë apo fshehin rastet e abuzimit, duke ja bërë të qartë se ata tashmë mund të mbajnë përgjegjësi ligjore nëse fshehin apo tregojnë neglizhencë ndaj hetimit serioz të këtyre rasteve dhe ndëshkimit të priftërinjve fajtorë.

Por ndërkohë që një peshkop mund të pushtohet nga detyra për “neglizhencë me dashje” ose kur ai nuk e raporton krimin seksual tek autoritetet kishtare, ligji nuk parashikon asnjë ndëshkim për ata që nuk e raportojnë këtë lloj krimi në polici.

Kohët e fundit, Papa Francis ka miratuar disa ligje të reja, të cilat ndëshkojnë peshkopët apo anëtarët e lartë të kishës që nuk mbrojnë ndjekësit e tyre, dhe kodi i ri penal i përfshin edhe këto ndryshime.

Sipas ligjit të ri, priftërinjtë të cilët përfshihen në akte seksuale me këdo qoftë – jo vetëm minoren apo të rritur të cilëve u mungon arsyeja – mund t’i hiqet statusi klerik nëse ata përdorin “dhunë, kërcënime apo edhe abuzojnë me autoritetin” në mënyrë që të marrin në këmbim këto akte.

Qëkur Kodi i vitit 1983 erdhi në forcë për herë të parë, avokatë dhe peshkopë të ndryshëm janë ankuar duke thënë se është krejtësisht e papërshtatshme të trajtohen rastet e abuzimit seksual me të miturit, duke qenë se ato do të kërkonin gjyqe jashtëzakonisht të gjata.

Ndërkohë, viktimat dhe përkrahësit e tyre argumentojnë se nëse këto çështje lihen në heshtje dhe trajtohen në mënyra diskrete, i lënë shumë në dorë peshkopëve që mund të kenë interes të fshehin shkeljet e priftërinjve të tyre.

Vatikani ka bërë ndryshime të vogla gjatë viteve në mënyrë që të trajtojë këto probleme dhe boshllëqet në sistem.

Për një kohë të gjatë Vatikani e ka quajtur aktin e marrëdhënieve seksuale mes një prifti dhe një individi në moshë madhore mëkat edhe pse konsensual.

Por duket se skandali i ish-Kardinalit dhe ish-Kryepeshkopit të Washington DC, Theodore Mccarrick, i ka bërë ta rishqyrtojnë çështjen.

Edhe pse Vatikani e dinte prej vitesh që ai flinte me seminaristët e tij, Mccarrick u vendos para ligjit vetëm pasi dikush ngriti zërin duke e akuzuar atë publikisht.

Papa Francis e çemërojë atë në vitin 2019.

 

Të Fundit