Lirohen kontrollorët e Albcontrol, gjykata jep masën e sigurisë “detyrim paraqitje” – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Lirohen kontrollorët e Albcontrol, gjykata jep masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Gjykata e Tiranës ka liruar dy kontrollorët e Albcontrol, Armando Fezga dhe Muhin Mezini që mbaheshin në arrest shtëpie duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ata u ndaluan me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi bojkotuan punën, situatë e cila solli dhe pezullimin e fluturimeve në Rinas.

Më parë gjykata e Tiranës caktoi ndaj kontrollorëve Armando Fezga dhe Muhin Mezinin masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”. Më 27 prill, kontrollorët dolën përpara togave të zeza të apelit të kryeqytetit ku dhe kërkuan masë më të butë sigurie.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *