Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe pronarë të markës “FRK Beauty” e kanë të regjistruar këtë markë në Norvegji dhe Kosovë.Bëhet fjalë për një biznes, që merret me trajnimin kursantëve për punimin e vetullave dhe qerpikëve. Fitore Kallundra ka licensë ndërkombëtare dhe momentalisht trajnon në Norvegji, Gjermani dhe Kosovë.Fitorja dhe Bazriu thonë, se salloni Venus në Tiranë bën trajnime dhe lëshon certifikata në emër të markës së tyre, FRK beauty, pa asnjë lloj kontakti e marrëveshjeje me ta.Me të inflitruarit tanë, u interesuam në “Venus Sallon” për të marrë një certifikatë dhe nga dy vajzat pronare, na u tha, se certifikata e tyre është e njohur dhe regjistruar në Norvegji në emër të Fitore Kallundrës.Ato thanë, se certifikata për trajnimin e qerpikëve kushton 250 euro, ndërsa ajo për vetullat 350 euro. Me kamera të fshehtë cifti Kallundra shkoi në “Venus Sallon” për t’u përballur me dy
falsifikatoret. Fillimisht ato pranojnë, se nuk kanë autorizim, për certifikata në emër të FRK-Beauty dhe Fitore Kallundrës, e më pas zhduken nga salloni.
Gazetari i “Stop” njoftoi krimin ekonomik, i cili brenda sallonit “Venus”, gjeti certifikatat e falsifikuara. Dy falsifikatoret u shpallën në kërkim.