“Meta s’ka asgjë”/ Shtyhet sërish seanca, pas Agasit e Hysenit, Monika ironizon Prodën: Karma is a b*tch, është bërë si pikëpyetje

“Nuk e di çfarë krimi kam bërë unë, që i kam çuar supë e ushqim”. Kështu ka deklaruar gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, Embro Sulejmani në lidhje me skandalin e SHISH. Gjatë seancës Sulejmani ka thënë se e njeh Agasin, pasi janë të dy nga Durrësi.

Ndërsa oficeri i policisë shkencore Kalluçi ka pohuar se nuk mban mend që të ketë dërguar akte sekrete Agasit, ashtu siç e akuzon SPAK

Gjykata e Posaçme la në burg përgjegjësin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmanin. Ata akuzohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, për dosjen ndaj Ergys Agasit.

Në orën 12:00, drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit Vora Hyseni pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, në një seancë gjyqësore të marrjes në pyetje, gjatë së cilës gjykata verifikon masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” të dhëna në mungesë ndaj saj, si e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”.

Të Fundit