Ushtaret marshojnë me taka gjatë paradës ushtarake, imazhet që shkaktuan zemërim në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkaktoi zemërim të premten, pasi publikoi disa imazhe të ushtareve femra që bënin provat për një paradë të ardhshme ushtarake të veshura me taka të larta.

Në foto, studentet femra të një kolegji ushtarak shihen të veshura me veshje ushtarake dhe këpucë të zeza me taka, të cilat edhe vetë ato pranojnë se nuk janë praktike.

“Sot ne po stërvitemi me taka të larta për herë të parë. Ishte pak më e vështirë sesa me çizmet luftarake, por ne po bëjmë më të mirën”, i tha Ivanna Medvid, “ArmiaInform”, agjencia e lajmeve e ministrisë.

 Imazhet shkaktuan zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe kundërshti në parlamentin e vendit. Deputetja Inna Souvsoun, tha se iniciativa ishte një “ide idiote” që mishëronte “stereotipat mbi rolin e gruas si një kukull e bukur”.Olena Kondratiouk, nënkryetare e parlamentit, u kërkoi autoriteteve të kërkojnë falje publike për poshtërimin e grave që “mbrojnë pavarësinë e Ukrainës me armë në dorë”.

Marshimi ushtarak do të mbahet më 24 gusht për të shënuar 30-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

Të Fundit